Aksident në rrugën Lipjan–Shtime, katër persona të lënduar

Aksident në rrugën Lipjan–Shtime, katër persona të lënduar

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sonte në rrugën Lipjan–Shtime.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Lipjan‐Shtime, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona”, ka deklaruar Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.

Shpërndaje në: