Aksident i rëndë i dy atletëve britanikë (Foto)
Ellington e ka thyer këmbën në dy vende, ndërsa të dy sportistët kanë pësuar fraktura në pelvik.
Federata britanike e atletëve ka bërë të ditur se dy atletët janë të vetëdijshëm dhe gjendja e tyre është stabile. Sidoqoftë, testet e mëtutjeshme mjekësore do të tregojnë për seriozitetit e lëndimit.
Ellington dhe Levine ishin duke vozitur motoçikletën kur janë përplasur me një veturë që voziste në drejtim të kundërt, përcjell Telegrafi.com.
https://www.instagram.com/p/BPag1oNhUL6/
Aksidenti ka ndodhur të martën mbrëma, ndërsa frakturat në pelvik zakonisht ua rrezikojnë karrierën atletëve.
31-vjeçari Ellington është specialist në distancat 100m dhe 200m dhe pjesëmarrës i dyfishtë në Lojërat Olimpike, ndërsa ka qenë pjesë e triumfit në medaljen e artë të Kampionateve Evropiane 2014 dhe 2016 në 4x100m
Nga ana tjetër, 27-vjeçari Levine është një vrapues në 400m, i cili ka lindur në Trinidad, ndërsa është rritur në Northamptonshire. Ai e ka fituar medaljen e artë evropiane në vitin 2014.



