Aksident i rëndë në Gjilan (Video)

Aksident i rëndë në Gjilan (Video)

Në orët e para të ditës së diele, saktësisht rreth orës 01:05, ka ndodhur një aksident trafiku në qytetin e Gjilanit.

Në aksident kanë mbetur të lënduar dy persona, sipas një shikuesi/lexuesi të Klan Kosovës, i cili ka dërguar edhe videot e ngjarjes.

Në video shihet se ka vetëm një veturë të bardhë të dëmtuar, e cila duket se është vetëaksidentuar.

Policia ka dalur në vendin e ngjarjes, por ende nuk ka një njoftim zyrtar për aksidentin.

Nuk dihet ende as gjendja shëndetësore e të lënduarve.

 

Shpërndaje në: