Aksident i rëndë te Gjiri i Lalëzit, makina kthehet përmbys (Video)
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 14:00 në rrugën që lidh Gjirin e Lalëzit me autostradën Tiranë-Durrës.
Një makinë e kuqe, modeli i të cilës nuk dallohet qartë, është aksidentuar me një mjet tjetër.
Pavarësisht pamjeve të rënda dhe shkatërrimit të makinës, për fat të mirë nuk ka patur të lënduar në njerëz.



