Aksident trafiku në Istog, lëndohen pesë persona

Aksident trafiku në Istog, lëndohen pesë persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Tomoc të Istogut.

Pesë persona janë lënduar si shkak i aksidentit, në të cilin janë përfshirë dy vetura.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Personat e lënduar janë dërguar fillimisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe më pas disa prej tyre në emergjencë për trajtim të mëtejshëm”, ka thënë ai.

Shpërndaje në: