Aksidenti më horror, pilotja adoleshente përplaset me 170 km/h (VIDEO)
Adoleshentja pilote, Sophia Floersch ka pësuar një thyerje kurrizore pas një përplasje horror me 171.6 km/h në një garë në Formula 3.
Pilotja gjermane po merrte pjesë në garën e F3 në Macau, kur makina e saj u ngrit në ajër dhe fluturoi në një seksion mediatik në një nga qoshet në pistë, me një shpejtësi të lartë, shkruan Periskopi.
Spektatorët u tmerruan me pamjet dhe ishin skeptik për shpëtimin e jetës së vajzës, e cila vonoi garën për më shumë se një orë dhe përveç vetes, la edhe katër persona të tjerë në spital.
Por ajo ka konfirmuar se gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetën, por duhet t’i nënshtrohet vetëm një operacioni pasi ka thyerje kurrizore. /Periskopi/




