Aksidenti me tre të vdekur në Skënderaj: Zyrtari policor dënohet me gjashtë vjet e gjysmë burg

Aksidenti me tre të vdekur në Skënderaj: Zyrtari policor dënohet me gjashtë vjet e gjysmë burg

Zyrtari policor me inicialet E.R, është dënuar me gjashtë vje e gjysmë burgim.

Ai u dënua si shkaktar i aksidentit në Qubrel të Skënderajt, ku humbën jetën tre persona.

Aktgjykimi është shpallur nga gjyqtari Leotrim Gashi.

Njoftimi:

Dënim me burgim prej gjashtë (6) vite e (gjashtë) 6 muaj dhe dënim plotësues të ndalimit të drejtimit të automjetit ndaj të pandehurit E.R. për rrezikim të trafikut publik. Mitrovicë, 19 janar 2026 – Gjykata Themelore në Mitrovicë – Dega në Skenderaj, Departamenti I Përgjithshëm – Divizioni Penal, gjyqtari i vetëm gjykues Leotrim Gashi pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, sot me datë 19 janar 2026 ka bërë shpalljen aktgjykimit, në çështjen penale ndaj të pandehurit E.R., sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, të datës 18.06.2025.

I pandehuri është shpallur fajtor për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370 paragrafi 9 lidhur me paragrafët 8 dhe 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), e cila parasheh minimumin e dënimit prej një (1) viti dhe maksimum të dënimit prej tetë (8) viteve.

Gjykata ndaj të pandehurit ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë (6) vite e gjashtë (6) muajsh dhe dënimin plotësues “Ndalimi i drejtimit të automjetit”, ashtu që të pandehurit i është ndaluar drejtimi i automjeteve të kategorisë B për një periudhë prej dy (2) vitesh, afat i cili fillon të rrjedhë pas ekzekutimit të dënimit me burgim.

Sipas aktakuzës, i pandehuri E.R. më datë 26.01.2025, rreth orës 18:45, në rrugën Rajonale Mitrovicë – Pejë, përkatësisht në fshatin Qubrel, Komuna Skenderaj, nga pakujdesia duke mos e përshtat shpejtësinë me kushtet e rrugës ka shkelur dispozitat e Ligjit nr. 08/L-186 Për Trafikun Rrugor, nenet 38, 45 dhe 50 në atë mënyrë që derisa i pandehuri E.D., kishte qenë duke e drejtuar automjetin zyrtar, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe kalon në shiritin e kahjes së kundërt dhe aksidentohet me automjetin VË Golf IV, të cilën e drejtonte tani i ndjeri A.G., dhe si rezultat i aksidentit, lëndime fatale kanë pësuar të ndjerët A.G., G.G .dhe Z.G. kurse lëndime të rënda trupore pëson vet i pandehuri si dhe pasagjerët e tij D.E., B.H. si dhe pasagjeri I automjetit Golf IV , fëmiu L.G.

Arsyetimin e këtij aktgjykimi palët do ta pranojnë me aktgjykimin e shkruar, ndërsa kundër të njëjtit kanë të drejtë ankese brenda afatit ligjor, duke filluar nga dita e pranimit të aktgjykimit.

Shpërndaje në: