Aksidenti në Vushtrri: Një 27 vjeçar i vdekur, shoferi shoqërohet në stacion

Aksidenti në Vushtrri: Një 27 vjeçar i vdekur, shoferi shoqërohet në stacion

Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Vushtrri, ku një këmbësor ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka dhënë detaje për rastin:

“Sot, më 19 mars 2026, rreth orës 20:00, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor në fshatin Nadakovc, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale”.

Sipas tij, në këtë aksident janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor, ndërsa pasojat kanë qenë fatale për viktimën:

“Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e lëndimeve të pësuara, viktima (këmbësori), mashkull rreth 27-vjeçar, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”.

Policia ka ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme pas ngjarjes, ndërsa drejtuesi i automjetit është ndaluar për procedura të mëtejme:

“Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Stacionin Policor për intervistim dhe procedura të mëtejme ligjore”, ka theksuar Zahiti.

Ndërkohë, njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit:

“Njësitet kompetente, përfshirë hetuesit e aksidenteve të trafikut, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprime hetimore për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti”.

Autoritetet pritet të dalin me informacione shtesë pas përfundimit të hetimeve.

Raporti i plotë: 

Sot, më 19 mars 2026, rreth orës 20:00, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor në fshatin Nadakovc, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e lëndimeve të pësuara, viktima (këmbësori), mashkull rreth 27-vjeçar, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Stacionin Policor për intervistim dhe procedura të mëtejme ligjore. Njësitet kompetente, përfshirë hetuesit e aksidenteve të trafikut, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprime hetimore për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.

Shpërndaje në: