Aksidentohen 3 futbollistët e skuadrës së njohur shqiptare, plas sherri në rrugë (FOTO)
Reza Karimi, Bakari Nimaga dhe Marvin Ogunjimi kanë qenë duke udhëtuar me taksi nga shtëpia e tyre drejt restorantit ku do të drekonin kur kanë marrë një goditje nga një tjetër makinë.
Shoferi i taksisë dhe shoferi i makinës që ka goditur mjetin ku udhëtonin lojtarët e Skënderbeut, janë përplasur verbalisht dhe që situata të mos përfundonte në një sherr banal është dashur ndërhyrja e tre lojtarëve e kampionëve të Shqipërisë, raporton portali “qiriu.net”.




