Aksidentohet klubi shqiptar, pesë lojtarë të lënduar
Nga të dhënat e fundit mësohet se autobusi është përplasur me një mjet tip “Benz” me targë “AA 489 MI”.
Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Portëz dhe për pasojë 5 futbollistë janë plagosur lehtë.
Ndërkohë, ndeshja me Lushnjen është shtyrë për të martën.



