Aksidentohet rëndë me biçikletë Luis Enrique, përfundon në spital me thyerje të klavikulës

Aksidentohet rëndë me biçikletë Luis Enrique, përfundon në spital me thyerje të klavikulës

Trajneri spanjoll i PSG, Luis Enrique u shtrua në spital sot, pasi u përfshi në një aksident me biçikletë.

Lajmin e kanë konfirmuar nga klubi, duke thënë se trajneri spanjoll ka thyrje të klavikulës, raporton givemesport, transmeton Periskopi.

“Pas një rrëzimi me biçikletë që ndodhi këtë të premte, trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, u mor në ndihmë nga shërbimet e urgjencës dhe do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për një frakturë në klavikul”, thuhet në një deklaratë të klubit.

Enrique njihet si një çiklist i apasionuar dhe është parë shpesh me biçikletë.

Shpërndaje në: