Aksidentohet sportisti i Prishtinës

Aksidentohet sportisti i Prishtinës

Një aksident trafiku ka mundur të jetë tragjik për njërin nga hendbollistët e Prishtinës. Ylli Visoka është goditur nga një veturë, por fatmirësisht tani ai është mirë.

“Yll Visoka, hendbollist i Prishtinës, duke kaluar rrugën në vijat e këmbësorëve mbrëmë është goditur me veturë nga një ngasës i papërgjegjshëm. Ai ka pësuar lëndime dhe thyerje të brinjëve si dhe kontuzione e lëndime në kokë, qafë dhe pjesë tjera të trupit.

Fati në fatkeqësi ishte fizikusi dhe organizmi i fortë i Yllit, i cili e shpëtoi nga më e keqja. Ai tani është mirë dhe mjekët janë optimistë se shumë shpejt do të shërohet. Falënderojmë mjekët dhe stafin e Klinikës Kirurgjia Torakale QKUK për kujdesin. Yllit i dëshirojmë shërim të shpejtë dhe kthim sa më të shpejtë në palestër dhe në klub”, thuhet në faqen zyrtare të KH Prishtina.

Shpërndaje në: