Aksion i antidrogës në Mitrovicë, ndalohet një person – i sekuestrohen armë e kokainë

Aksion i antidrogës në Mitrovicë, ndalohet një person – i sekuestrohen armë e kokainë

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një operacion antidrogë këtë të enjte në Mitrovicë të Jugut.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë aksionit në parkingun e Stacionit të Autobusëve, është ndaluar për verifikim një person i dyshuar.

Gjatë kontrollit trupor, atij i janë gjetur tri qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë të përgjithshme 0.99 gram.

Ndërkohë është realizuar edhe kontroll në banesën e të dyshuarit, ku janë gjetur një armë e gjatë automatike me një karikator që përmbante 17 fishekë të kalibrit 9×19 mm, si dhe një pistoletë me një karikator të zbrazët.

Armët dhe substanca e dyshuar narkotike janë fotografuar, evidentuar dhe sekuestruar nga njësia e Krimteknikës Rajonale.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare, dhe pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Shpërndaje në: