Aksioni te “Reload”, këta janë të arrestuarit në rastin e dyshimeve për keqpërdorim të lejeve për armë
Një aksion policor është zhvilluar në poligonin e qitjes “Reload” në Prishtinë, në kuadër të hetimeve që lidhen me dyshimet për keqpërdorim të lejeve për armë.
Sinjali përmes burimeve ka raportuar se janë arrestuar:
Besim Haziri (zyrtar i MPB-së)
Sanije Behrami (zyrtare e MPB-së)
Faton Gërbeshi (përfaqësues i “Reload”)
Mehmet Gërbeshi (përfaqësues i “Reload”)
Të njëjtat burime theksojnë se veprimet procedurale janë duke vazhduar, ndërsa pritet që rasti të trajtohet në koordinim me Prokurorinë për veprimet e mëtejme.



