Aktakuza ndaj Rozeta Hajdarit dhe tre të tjerëve për rezervat shtetërore, LDK sot mban konferencë për media

Aktakuza ndaj Rozeta Hajdarit dhe tre të tjerëve për rezervat shtetërore, LDK sot mban konferencë për media

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka paralajmëruar se do të mbajë një konferencë për media sot në orën 15:00, në Selinë Qendrore të partisë.

Sipas njoftimit, tema e konferencës do të jetë ngritja e aktakuzës lidhur me keqpërdorimin e rezervave shtetërore, çështje që ka ngjallur debat të gjerë publik ditëve të fundit.

Nga LDK pritet të japin qëndrimin e tyre mbi zhvillimet e fundit që lidhen me këtë rast dhe përgjegjësitë institucionale që, sipas partisë, kanë ndikuar në keqmenaxhimin e rezervave të shtetit.

Shpërndaje në: