Aktivistja dhe aktorja që garon për Deçanin

Aktivistja dhe aktorja që garon për Deçanin

Rajmonda Ahmetaj është e lindur më 15 gusht 1988 në Isniq. Ka mbaruar studimet në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, drejtimi Banka, Financa dhe Kontabilitet dhe po ashtu Fakultetin e Arteve, dega Aktrim.

Ajo është në përfundim të studimeve për master në degën e aktrimit në Universitetin e Prishtinës.

Angazhimi i saj me Lëvizjen Vetëvendosje ka nisur me çështjet e universitetit të cilat ishin ngritur nga organizata studentore për Barazi STUDIM KRITIKË VEPRIM në vitin 2011.

Ka marrë pjesë në shumë filma e shfaqje teatrore.

Ka punuar në “ASHA” si financiere ndërsa një kohë ka qenë e angazhuar në Sekretariatin për Media në Lëvizjen Vetëvendosje.

Rajmonda flet gjuhën angleze dhe atë gjermane.

Aktualisht është duke punuar si zyrtare për marrëdhënie me publikun në Ndërmarrjen Publike Banesore.

Shpërndaje në: