Aktorët e serialit ‘O Sa mirë’ së shpejti me një projekt të ri
Aktorët kosovarë, Jeton Zogjani, Ridvan Murati dhe Edi Kastratai, së shpejti do të vijnë me një nismë për një film të metrazhit të shkurtër të zhanrit komedi.
Ky film do të vijë si rezultat i një bashkëpunimi zvicerano-shqiptar, dhe xhirimet janë planifikuar të fillojnë gjatë muajit qershor dhe korrik, në të dyja shtetet.
Organizimin për shtetin Zviceran e ka aktori dhe njëherësh drejtor i Qendrës Kulturore në Cyrih, Ridvan Murati, ndërsa për Kosovë Jeton Zogjani dhe Edi Kastrati.
Përndryshe të tre aktorët janë pjesë e një prej serialeve më të shikuara në vend, atij ‘O Sa mirë”./Periskopi/



