Aktori me famë botërore De Niro e shan keq Trump’in
Robert De Niro vendosi të sulmonte përsëri Donald Trump’in, duke e quajtur Presidentin “të mjerë” gjatë kohës kur ishte i pranishëm galan vjetore Hudson River Park.
E vendosur në Pier 62 në Manhattan, Nju Jork, ngjarja e nderoj aktorin e njohur me famë botërore dhe i siguroi një stol atij të veçantë, raporton “The Independent”, transmeton Periskopi.
“Q***, Donald Trump,” shtoi ai. “Është i tmerrshëm ai bir bushtre”, tha aktori i njohur.
De Niro më parë gjatë fushatës së Trump’it e kishte ftuar atë për ta goditur në fytyrë.
Më parë këtë vit, fituesi i çmimit Oskar dy herë e quajti Presidentin një “racist të shëmtuar”./Periskopi/



