Aktori Fatmir Spahiu ka një porosi të fuqishme për të gjithë deputetët e ardhshëm

Aktori Fatmir Spahiu ka një porosi të fuqishme për të gjithë deputetët e ardhshëm

Aktori kosovar, Fatmir Spahiu i është drejtuar të gjithë deputetëve të ardhshëm të Kuvendit të Kosovës me një porosi.

Aktori i njohur si “Bufi” u ka thënë atyre që mos t’i harrojnë votuesit dhe se e kanë obligim që t’i vizitojnë pas zgjedhjeve.

“Te gjith ju 120 deputet te cilet do te zgjidheni, duhet ta kuptoni se ky popull po ju mundesojne nje rroge komode, shofer, zyre e asistent, udhetime e dreka te paguara, liberalizim permes pasaportave diplomatike, reputacion dhe ndikim, vene vene edhe biznes, penzion te dinjitetshem, martese te garantuar ne rast se jeni beqar-e sepse jeni deputet i zgjedhur me vote te lire te nje kombi i cili momentalisht nuk eshte shume i lumtur ne kete vend! Mos harroni qe ketu ma nuk eshte sukses fakulteti, masteri e doktoratura, suksesi me i madh ne kete vend eshte te ikesh prej tij! Pra edhe kur te zgjidheni, kthehuni ndonjehere ne mahalle, shiheni votuesin qe ju mundesoj gjerat qe ceka ma nalt sepse komoditeti i juaj eshte per lakmi per 95% te qytetarve” , ka shkruar ai në Facebook.

Zgjedhjet parlamentare pritet të mbahen nesër më 11 qershor./Periskopi/

Shpërndaje në: