Aktori i njohur francez akuzohet se përdhunoi një aktore 22-vjeçare
Aktori i njohur francez, Gerard Depardieu është akuzuar për përdhunim dhe sulme seksuale ndaj një aktoreje të re, thonë burimet gjyqësore.
Ai i mohon akuzat në mënyrë absolute, tha avokati i tij për agjencinë e lajmeve AFP, transmeton Periskopi.
Akuzat kundër 69-vjeçarit u bënë formalisht të hënën në polici nga një aktore 22-vjeçare franceze.
Depardieu është një nga aktorët më të njohur të Francës dhe ka luajtur në filma si ‘Cyrano de Bergerac’ dhe ‘Jean de Florette’.
Për çka po akuzohet aktori?
Krimet e supozuara ndodhën këtë muaj në një nga rezidencat e Parisit të Depardieut, njoftoi media franceze.
Aktorja e paidentifikuar bëri deklaratën e saj në stacionin policor në Lambesc, në Francën jugore, nga edhe rasti u kalua në prokurori të kryeqytetit.
Aktorja raportohet se ishte shkatërruar nga sulmet e dyshuara.
Avokati i Depardieut, Hervé Temime tha se ishte i bindur se klienti i tij do të lirohej nga ndonjë akuzë në fund të hetimit.
“Kam pasur një takim të gjatë me Gérard Depardieu dhe jam absolutisht i bindur se do të vendoset pafajësia e tij”, tha ai për Radio France Info./Periskopi/



