Aktori i ‘Kara Sevda’ viziton Gërminë, sheshin e kryeqytetit dhe Prizrenin (Foto)
Ugur Aslan gjatë qëndrimit të tij në Kosovë ka vizituar Prizrenin, Gërminë e edhe sheshin e kryeqytetit.
Aktori i serialit shumë të shikuar në Kosovë, ‘Kara Sevda’ ka hedhur fotografi në llogarinë e tij në Instagram ku shihet se po kalon shumë mirë, shkruan lajmi.net
Fotografi me të kanë publikuar edhe qytetarët e Prishtinës të cilët kanë shfrytëzuar rastin ta ruajnë si kujtim imazhin me njërin prej aktorëve të njohur i cili njihet për rolet e suksesshme në telenovelat turke jo vetëm në ‘Kara Sevda’./Lajmi.net/








