Aktori i “Portokallis” nervozohet keq: Pak është t’iu quaj kafshë (Foto)

Aktori i “Portokallis” nervozohet keq: Pak është t’iu quaj kafshë (Foto)

Aktori shumë i dashur me rolin e tij në  “Portokalli”, Florjan Binaj, është shfaqur shumë i mllefosur përmes një statusi në llogarinë Instagram. E krejt kjo në drejtim të atyre, banorëve, shqiptarëve të cilët po i vënë flakën kodrave, maleve në Shqipëri, shkruan Periskopi.

Ndërsa më tej Binaj, ka shkuar deri aty, saqë ata që po e bënë këtë i ka quajtur kafshë.

“T’ju quash kafshë ju bën nder se asnjë kafshë nuk i dëmton pyjet si ju…Asnjë pushtues nuk i ka vënë zjarrin pyjeve siç po e bëni ju!”, ka shkruar ai.

Sipas tij, nëse atyre që po i bënë këto veprime nuk ju dhimbsen pyjet, malet, faunat, le të mendojnë për zjarrfikësit që po rrezikojnë jetën për shkak të çmendurisë tuaj./Periskopi

 

Statusi i plotë i Florjan Bimnaj në Instagram:

MJAFT!!!O ju banorë të padennë të kësaj toke që quheni dhe ju shqiptarë, mjaft i vutë flakën kodrave, maleve dhe pyjeve për të zbavitur idiotësinë tuaj…T’ju quash kafshë ju bën nder se asnjë kafshë nuk i dëmton pyjet si ju…Asnjë pushtues nuk i ka vënë zjarrin pyjeve siç po e bëni ju!

Nëse nuk doni tia dini as për pyje, as për kodra, as për florën dhe faunën(që nuk keni si ta dini) mendoni për ata zjarrfikës e punonjës të shkrete që nuk po bëjnë dot pushimet verore, nuk po rrinë me familjet e tyre dhe po rrezikojnë jetën vetëm prej çmëndurisë tuaj…MJAFT!

Shpërndaje në: