Aktori shpërthen ndaj mësueses: Ku*vë, me the kurrë s’do të bëhem njeri
Dita e sotme është një ditë e shënuar për të gjithë mësuesit në të gjithë Shqipërinë.
Në këtë ditë plot gëzim, mësuesit kanë marrë dhurata dhe urime pa fund.
Por jo nga aktori i njohur i humorit, Visjan Ukcenaj.
Me anë të një postimi në Instagram, Visjani ka kujtuar mësuesen e matematikës e cila sipas aktorit i ka thënë dikur se nuk do të bëhet njeri.
“Doja t’i thoja zyshës së matematikës: Hë mi zyshe, ti që the që nuk bëhem si njeri, e shef mi fillova nga fundi dhe tani jam këtu k*rvë”, ka shpërthyer si askush tjetër aktori i njohur.



