Aktori Timothy Busfield lirohet nga burgu

Aktori Timothy Busfield lirohet nga burgu

Aktori amerikan, Timothy Busfield, është liruar nga paraburgimi dhe do të mbrohet në liri, pasi gjykata në New Mexico vendosi se rreziqet në këtë çështje mund të menaxhohen përmes kushteve të rrepta të lirimit.

Vendimi u mor pas një seance dy-orëshe, ku u vlerësua se nuk ka prova për një model sjelljeje kriminale apo shkelje të mëparshme të urdhrave gjyqësore.

Gjykata i vendosi Busfieldit masa të rrepta, përfshirë ndalimin e kontaktit me viktimat e dyshuara dhe të miturit, ndalimin e armëve, alkoolit dhe drogës, si dhe detyrimin për t’u paraqitur rregullisht në gjykatë, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Aktori përballet me akuza për kontakt seksual me të mitur dhe abuzim me fëmijë, të lidhura me dy djem 11-vjeçarë gjatë xhirimeve të serialit “The Cleaning Lady”.

Ai u dorëzua vullnetarisht më 13 janar dhe i ka mohuar të gjitha akuzat, duke i cilësuar ato si të rreme.

Ndërkohë, pas publikimit të urdhrit të arrestit, doli edhe një pretendim tjetër për ngacmim seksual nga viti 2001, të cilin Busfield dhe avokati i tij e kanë mohuar, duke theksuar se nuk është provuar dhe lidhet me ngjarje shumë të vjetra./Periskopi/

Shpërndaje në: