Aktorja e njohur tregon se sa e bukur është mëmësia (Foto)
Aktorja e njohur amerikane Mila Jovovich ka dëshmuar se sa e bukur është mëmësia. Përmes një fotografie, aktorja nga Ukraina, por me nënshtetësi amerikane ka treguar se si vajza e saj ka përdorur fytyrën e saj për të vendosur figura të ndryshme lodrash, shkruan Periskopi.
“Mos i lejoni kurr dikë të ju thotë se amësia nuk është magjepëse. Sot vajza ime dy vjeçare vendosi ta përdor fytyrën time si një vend për vizatimet e saja”, ka shkruar aktorja në Instagram.
Ndryshe aktorja përkundër shumë angazhimeve gjen kohë edhe për familjen, dy fëmijët e saj Ever Gabo Anderson, Dashiel Edan Anderson./Periskopi





