Aktorja hollywoodiane deklarohet e fajshme për rastin e kultit të seksit Nxivm
Aktorja hollywoodiane Allison Mack është deklaruar e fajshme për akuzat që e lidhin me një operacion të maskuar të trafikimit seksual.
Pasi u paraqit në gjykatën federale në Brooklyn, Mack-u u deklarua e fajshme për akuzën e shantazhit dhe të konspirimit të shantazhit me kultin e dyshuar të sexit Nxivm, përkthen nga BBC, Periskopi.
Në një deklaratë, Macku pranoi se kishte rekrutuar gra duke iu thënë atayre se po i bashkoheshin një grupi grash mbikëqyrëse.

“Më duhet të marrë përgjegjësi të plotë për sjelljen time,” tha ajo.
Macku është një prej gjashtë njerëzve që përballen me akuza kriminale si pjesë e hetimit të grupim Nxivm.
Çka është Nxivm?
Nxivm, ose e shqiptuar si “nexium” është një grup që filloi më 1998 si një program vetë-ndihmues dhe thotë se ka punuar me më shumë se 16 mijë jnerëz, përfshirë të birin e ish presidentit meksikan dhe aktore hollywoodiane tjera, të tilla si Macku.
Në websajtin e tij, Nxivm e përshkruan veten si “komunitet që udhëhiqet nga parime humanitare që kërkon të fuqizojë njerëz dhe t’iu përgjigjet pyetjeve të rëndësishme për atë se çka do të thotë të jesh njeri”.
Pavarësisht deklarimeve për diçka të tillë, lideri i saj Keith Raniere akuzohet për mbikëqyrjen e një sistemi “skllavi dhe skllavopronari” brenda grupit.
Prokurorët pretendojnë se grupi ka bërë një skemë piramidale, ku anëtarëve iu kërkoheshin mijëra dollarë për kurset që të ndriteshin në rang.
Z.Raniere thuhet të ketë qenë në majë të kësaj strukture ndërsa aktorja Mack ka shërbyer si një prej zëvendësve të tij më të rëndësishme gra.
Rekruteve gra iu brendoheshin incialet e z.Raniere dhe prisnin të bënin seks me të, si pjesë e sistemit.
“Allison Mack rekrutoi gra që t’i bashkoheshin atij që thuhej të ishte grup mbikëqyrës femëror, e që në fakt ishte krijuar dhe udhëhequr nga Keith Raniere,” tha Richard Donoghue, prokuror në një deklaratë.
Ajo rrezikon tashmë deri në 40 vjet burg. /Periskopi



