Aktorja shqiptare e Holliwoodit rrëfen momentin kur ishte ngacmuar seksualisht në moshën 12-vjeçare
Aktorja shqiptare me famë botërore Eliza Dushku ka rrëfyer momentin e saj kur ishte ngacmuar seksualisht nga një koordinatorët kryesorë të Holliwoodit Joel Krammer. Në atë kohë ajo i kishte pasur 12-vjeç, shkruan Periskopi.
Më poshtë mund ta ndiqni rrëfimin e saj:
“Kur isha 12-vjeç në filmin “True Lies” isha ngacmuar seksualisht nga Joel Kramer, një nga koordinatorët kryesorë të Holliwoodit.
Që prej atëherë, unë kam luftuar si ta mbylli këtë njëherë e përgjithmonë. Në një kohë, unë iu tregova familjarëve të mi se çfarë më kishte ndodhur, dy shokëve të mi dhe vëllait tim më të vjetër. Askush nuk ishte i gatshëm për t’u përballur me këtë tabu, madje as unë. Unë jam mirënjohës për gratë dhe burrat që kanë folur para meje në muajt e fundit. Lista gjithnjë e në rritje e viktimave të abuzimit seksual dhe të ngacmimit që kanë folur me të vërtetat e tyre më në fund më kanë dhënë mundësinë të flas edhë unë.
Ajo ka qenë e papërshkrueshme rraskapitëse, duke e mbushur këtë brenda meje për të gjitha këto vite. Mbaj mend, në mënyrë të qartë 25 vjet më vonë, se si Joel Kramer më bëri të ndihem e veçantë, se si ai ndërtoi metodikisht besimin tim dhe usheqje kultin e prindit tim, për disa muaj më ushqente; pikërisht se si ai më josh në dhomën e tij të hotelit Miami.”/Periskopi/



