Aktvistja e famshme Greta Thunberg po qëndron për vizitë në Kosovë
Greta Thunberg, aktivistja për të drejtat e njeriut dhe ambientalistja suedeze e vizitoi sot Reporting House në kuadër të vizitës së saj dyditore në Kosovë.
Thunberg u takua me aktivistë nga organizata Termokiss dhe organizata të tjera rinore në Kosovë, si dhe kaloi 2 orë në muze për të kuptuar më tepër rreth historisë së aktivizmit dhe protestave qytetare të viteve të ’90-ta në Kosovë, thuhet në komunikatën e Reporting House, drejtuar mediave, përcjell Periskopi.
Ajo u prit nga producentja, Jeta Xharra dhe kuratori i muzeut Gazmend Ejupi që së bashku me artistin e ri Vullnet Jakupi, folën për veprat e artit modern që ekspozohen në Reporting House dhe që “reflektojnë për aktivizmin, si punimi për shkollat shtëpia nga Jakupi, etj”.
Tutje Thunbgerg vizitoi edhe Galerinë e Reporting House ku po ekspozohet puna e artistit 18 vjeçar nga Gaza, Hussein al-Jerjaëi e që titullohet “Fragmente të mbijetesës”.




