AKU bllokon 26 ton mish pule me origjinë nga Brazili
26 ton mish pule jane bllokuar nga Autoriteti Kombetar i Ushqimit ne piken e inspektimit kufitar te Durresit.
“Ka prezencë të Salmoneles”
Sipas nje njoftimi per shtyp te shperndare nga AKU, mishi ka rezultur me prezence salmonele. Ngarkesa e produktit me origjine shtazore importohej nga Brazili.
Vendimi eshte marre pasi mostra te mishit te pules jane analizuar prane Institutit te Sigurise Ushqimore dhe Veterinare. Sasia e mishit te pules se bllokuar vijon te qendroje ne Durres, ndersa sipas njoftimit per shtyp, AKU po ndjek hap pas hapi procedurat ligjore per te garantuar sigurine ushqimore per konsumatoret shqiptare.



