Alarm për bombë në Bruksel
Një operacion anti-terrorist është duke u zhvilluar në një qendër tregtare në Bruksel, pas një alarmi për bombë në orët e para të këtij mëngjesi.
Kryeministri Charles Michel mbajti një takim urgjent me anëtarët e kabinetit të tij të sigurisë, ndërsa në qendrën tregtare është arrestuar një i dyshuar, transmeton lajmi.net.
Incidenti ka ndodhur në mëngjes, pas një raportimi se një njeri i dyshimtë ka shkaktuar një alarm bombë në qendrën tregtare “City 2”.



