Alarmon AKB: Mbi 1 miliard dollarë humbje në ditë nga bllokada në kufijt e Ballkanit Perëndimor

Alarmon AKB: Mbi 1 miliard dollarë humbje në ditë nga bllokada në kufijt e Ballkanit Perëndimor

Transportues nga Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnje e Hercegovina dhe Mali i Zi, nga sot, bllokuan pikat kufitare për qarkullimin e mallrave drejt zonës Schengen të Bashkimit Evropian.

Për këtë ka reaguar edhe Aleanca Kosovare e Bizneseve e cila tha se nga kjo bllokadë shkaktohen humbje mbi 1 miliard dollarë në ditë në qarkullimin e mallrave ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

“Transportuesit dhe bizneset po paguajnë çmimin e një sistemi të paadaptuar për realitetin e rajonit. Protestat e sotme janë pasojë e drejtpërdrejtë e këtyre barrierave që po godasin ekonominë rajonale.
AKB kërkon URGJENTISHT: zbatim fleksibil të EES për Ballkanin Perëndimor kapacitete shtesë në pikat kufitare dialog të menjëhershëm me transportuesit dhe bizneset.
Çdo ditë vonesë humbje të reja milionëshe dhe miliardëshe”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Njoftimi i plotë:

ALARM EKONOMIK: MBI 1 MILIARD $ HUMBJE NË DITË NGA BLLOKADAT NË KUFIJT E BAllKANIT PERËNDIMOR
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) paralajmëron se bllokadat kufitare të krijuara pas zbatimit të Sistemit EES nga BE po shkaktojnë humbje mbi 1 miliard dollarë në ditë në qarkullimin e mallrave ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.
Kamionë të bllokuar,mallra të vonuara,biznese në humbje.
Transportuesit dhe bizneset po paguajnë çmimin e një sistemi të paadaptuar për realitetin e rajonit. Protestat e sotme janë pasojë e drejtpërdrejtë e këtyre barrierave që po godasin ekonominë rajonale.
AKB kërkon URGJENTISHT: zbatim fleksibil të EES për Ballkanin Perëndimor kapacitete shtesë në pikat kufitare dialog të menjëhershëm me transportuesit dhe bizneset.
Çdo ditë vonesë humbje të reja milionëshe dhe miliardëshe.
AKB do të vazhdojë të jetë zëri i bizneseve transportuesve dhe EU mos të jetë pengesa.

Foto: REL

Shpërndaje në: