Alaudin Hamiti: Momenti më i sikletshëm në Big Brother ishte ai me ‘Lugatin’

Alaudin Hamiti: Momenti më i sikletshëm në Big Brother ishte ai me ‘Lugatin’

Moderatori i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti, ka zbuluar për publikun momentin më të vështirë dhe më të sikletshëm që ka përjetuar gjatë drejtimit të këtij reality shou.

Hamiti tregoi se nga të gjitha situatat që ka kaluar në Big Brother, më e rënda për të ka qenë ajo që lidhej me ish-banorin e edicionit të parë, Gjon Karrica.

Kujtojmë se ‘Lugati’ kishte lënë shtëpinë e famshme për arsye shëndetësore.

“Momentet më të sikletshme në Big kanë qenë me Gjon Karricën. Kam qenë 48 orë pa fjet prej situatës që ka ndodh dhe nuk do të doja ta kujtoja më, sepse më krijon një ndjesi të keqe”, tha ai, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Moderatori shtoi se ajo përvojë e ka ngarkuar emocionalisht dhe se nuk do të dëshironte të rikthehej në atë moment.

Në vazhdim, Hamiti foli edhe për qëndrimet e tij ndaj barazisë gjinore dhe mbështetjes së grave, duke thënë se gjithmonë ka qenë përkrah tyre.

“Sa i përket kauzës dhe të drejtave të grave, unë jam ai që gjithmonë e mbaj pishtarin, sepse gjatë gjithë jetës sime, pavarësisht pozitave kyçe në menaxhim, më së shumti punë kam pasur me gra”, theksoi ndër tjerash./Periskopi/

Shpërndaje në: