Alba Vukaj duket plot hir në imazhet e fundit nga pushimet

Alba Vukaj duket plot hir në imazhet e fundit nga pushimet

Alba Vukaj, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, vazhdon të jetë një nga personazhet më të komentuara në mediat e showbiz-it dhe rrjetet sociale.

Bukuroshja nga Shkodra së fundmi ka ndarë disa fotografi të reja nga pushimet e saj në Tajlandë të cilat kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve.

Në imazhet e publikuara, Alba shfaqet mjaft elegante e veshur me një fustan të gjatë plazhi, ndërsa në pjesën e sipërme kishte zgjedhur një palë bikini mjaft interesante me shkëlqim, të zbukuruara me disa perla që i jepnin një pamje edhe më verore dhe plot stil.

Flokët i kishte kapur gërsheta, duke kompletuar dukjen me një qafore me guaska deti që i përshtatej perfekt atmosferës tropikale të vendit ku po pushon, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Shpërndaje në: