Burri i Albulena Haxhiut pretendon se Haradinaj po i “keqpërdor” lotët e nënës së tij për fushatë zgjedhore

Burri i Albulena Haxhiut pretendon se Haradinaj po i “keqpërdor” lotët e nënës së tij për fushatë zgjedhore

Burri i Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi, ka komentuar videon e nënës së Ramush Haradinaj, ku ajo shihet duke i përmendur djemtë e saj dëshmorë në luftë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ishte emocionuar gjatë një momenti në emision, kur iu shfaq një video e nënës së tij, duke vajtuar për djemtë e vrarë në gjatë luftës, raporton Periskopi.

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Alban Krasniqi, ka pretenduar se Haradinaj e keqpërdori mërzinë dhe lotët e nënës së tij për fushatë

Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se loti i nënës së dëshmorëve mallkon dhe vret këdo që e keqpërdorë.

“Loti i nënës së dëshmorëve mallkon dhe vret këdo që e keqpërdorë, në çdo kohë, sidomos në kohë fushatash”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj kishte  thënë se përpiqet vazhdimisht t’i lehtësojë dhimbjen dhe mërzinë nënës së tij, e cila ka humbur shumë në luftë.

Ai shtoi se lidhja me të mbetet e pandashme dhe theksoi se mëngjesin e nis çdo ditë pranë saj.

”Mundohem gjithë kohën t’ia heq mërzinë nënës. Çdo mëngjes ditë e filloj me nënën, në 07:00 ora pijmë kafe bashkë”, u shpreh Haradinaj./Periskopi/

 

Përlotet Ramush Haradinaj derisa sheh videon e nënës Rukë duke vajtuar për djemtë e vrarë

Shpërndaje në: