Alban Skënderaj merr çmim të rëndësishëm
Alban Skënderaj e ka marrë një çmim shumë të rëndësishëm.
Këngëtari shqiptar, Alban Skënderaj është emëruar Ambasadori i parë i gjuhës italiane në Shqipëri, shkruan lajmi.net.
Këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram ku edhe e ka falënderuar Ambasadën italiane dhe ambasadorin Cullito.
“Faleminderit ambasadorit Alberto Cullito dhe Ambasadës Italiane në Shqipëri e cila më nderoi si të parin Ambasador të gjuhës italiane në Shqipëri. Një shembull miqësie, integrimi dhe respekti reciprok i dy popujve tanë”, ka shkruar Albani në Instagram.




