Albert Kastrati i Plisave: I shikojmë edhe ndeshjet e Kosovës, por ëndrrojmë bashkimin me Shqipërinë
Zhvillime të rëndësishme kanë ndodhur ditët e fundit në futbollin e Kosovës. Prishtina me një fitore shumë të rëndësishme ndaj Llapit ia doli që t’i afrohej kreut të tabelës, por pas ndeshjes një incident i tmerrshëm e prishi derbin: kryetrajneri i Llapit, dhe ish kryetrajneri i Prishtinës, Bylbyl Sokoli, u rrah nga persona të panjohur.
Ndërkohë, pasnesër zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe Maltës në stadiumin “Fadil Vokrri” – një fitore për dardanët, dhe kryesimi do të forcohej.
Periskopi ka zhvilluar një intervistë me udhëheqësin e tifogrupit Plisat nga Prishtna, Albert Kastrati pas gjithë këtyre zhvillimeve, mirëpo jo të gjitha pyetjet tona kanë marrë përgjigjje.
I pyetur nëse beson se ka dallavere në futbollin e Kosovës, dhe se a do të bëhet më në fund Prishtina kampione e Kosovës, Kastrati dha këtë përgjigjje:
“Nuk është çështje e perceptimit tim se a ka dallavere apo jo. Ato janë të dukshme. Madje, ne jemi dëshmitarë edhe të videoinçizimeve që u bënë skandal nëpër mediet e Kosovës, e që kishin të bënin pikërisht me dallaveret. Ato i shohim për çdo javë. Ne nuk do të kemi futboll tamam profesionist, pa u ndalur këto dallavere e pa u trajtuar si vepra penale. Prishtina duhet te rikthehet aty ku e ka vendin. Mbizoteruese e futbollit te Kosoves, pra kampione!”
I pyetur nëse, si tifoz i Plisave i shikon ndeshjet e Kombëtares së Kosovës, Kastrati dha këtë përgjigjje: “Ne jemi adhurues të futbollit, normalisht që i shikojmë të gjitha ndeshjet që mundemi.”
Periskopi i shtroi Kastratit një pyetje edhe për rivalitetin mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë – me përplasjen e fundit që e patën për talentin Kastriot Dërmaku – por edhe nëse do të ndodhte bashkimi I këtyre dyja kombëtareve. Kjo ishte përgjigjja e udhëheqësit të tifogrupit:
“Jo që besoj, unë e di që një ditë do të bashkohemi dhe jo vetëm për futboll. Kjo nuk është çështje e dëshirës por e projektit më shumë se shekullor të shqiptarëve. Mos harroni se ka shqiptarë që jetojnë edhe jashtë kufijve të Kosoves e te cilët mezi e presin atë ditë.”
Sa për talentët, kemi aq shumë sa që nuk duhet të keteërivalitet. Tek e fundit, mes vëllezërve duhet të ketë bashkëpunim e jo rivalitet, apo jo?



