Albert Krasniqi: Çfarë tjetër duhet të bëjnë Alban Krasniqi dhe Sami Kurteshi që të shkarkohen nga KQZ
Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të Alban Krasniqit dhe Sami Kurteshit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se nuk është më e qartë se çfarë duhet tjetër të ndodhë që kjo dyshe të shkarkohet
“Nuk di çfarë tjetër duhet të bëjnë Alban Krasniqi dhe Sami Kurteshi që të shkarkohen nga KQZ. Në mënyrë të përsëritur, ata kanë ndërmarrë veprime të kundërligjshme që cenojnë drejtpërdrejt integritetin e zgjedhjeve. Që nga shkarkimi i Valdete Dakës nga Presidentja Osmani – një vendim në shkelje të Kushtetutës dhe mbi akuza të fabrikuara nga VV – kjo dyshe vepron me bindjen se është e paprekshme, duke e përshkallëzuar sjelljen destruktive brenda KQZ-së”, ka shkruar ai.
Krasniqi ka thënë se nuk është rastësi që objektivi i tyre janë gratë në KQZ, përfshirë ish-Kryesuesen dhe dy anëtaret e komuniteteve jo-shumicë, si dhe më pas gazetarët dhe shoqëria civile, ndaj të cilëve krijojnë “vija imagjinare” se ku duhet të qëndrojnë dhe ushtrojnë presion
Sipas Krasniqit, nuk është rastësi që objektiv i këtyre veprimeve janë kryesisht gratë brenda KQZ-së, përfshirë ish-kryesuesen dhe dy anëtare nga komunitetet jo-shumicë. Ai shton se më pas në shënjestër janë vënë edhe gazetarët dhe shoqëria civile, ndaj të cilëve, sipas tij, krijohen “vija imagjinare” për të kufizuar veprimin dhe ushtruar presion.
“Ky selektivitet tregon qartë se kemi të bëjmë me ushtrim pushteti dhe frikësim të qëllimshëm ndaj kategorive të pambrojtura. Ndërkohë që heshtja dhe abstenimi i opozitës vetëm sa u japin atyre hapësirë e justifikim për të vazhduar”, tha Krasniqi.
Postimi i plotë:



