Albian Ajeti ishte i vendosur të luante për Zvicrën

Albian Ajeti ishte i vendosur të luante për Zvicrën

Kishte shpresë se Albian Ajeti do të vendoste të luante për Përfaqësuesen e Kosovës në futboll. Madje e hapur ishte mundësia që ia të luante edhe për Kombëtaren e Shqipërisë.

Por vetë sulmuesi asnjëherë nuk e ka pasur një dilemë të tillë. Ai prej fillimit ishte i vendosur që të luante për Zvicrën, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ajeti, 21-vjeçar, të shtunën debutoi me Përfaqësuesen A të Zvicrës. Shënoi gol në fitoren 6:0 të Zvicrës ndaj Islandës, në kuadër të Ligës A të Ligës së Kombeve të UEFA-s.

Sulmuesi u aktivizua në minutën e 65-të në vend të Breel Embolos, ndërsa menjëherë në minutën e 71-të realizoi për 5:0. Shënoi nga afërsia. Gola shënuan edhe Xherdan Shaqiri që shkëlqeu në atë takim dhe Admir Mehmedi. Granit Xhaka ishte kapiten i Zvicrës.

Vëllai i madh i Albianit, Arlindi, luan për Shqipërinë. Shqipëria e ka kërkuar edhe Albianin, që është pjesë e Baselit. Por për të Përfaqësuesja që do të zgjedhë asnjëherë nuk ka qenë temë

Shpërndaje në: