Albian Hajdari prezantohet si lojtar i ri i Dardanëve: Kosova është e vogël për botën, por për mua është krejt bota
Albian Hajdari është prurja më e re te Kombëtarja e Kosovës, duke lënë Zvicrën dhe duke zgjedhur Dardanët.
Qendërmbrojtësi kosovar në një video mesazh të publikuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, ka treguar se vendimin për të lënë Zvicrën dhe për t’iu bashkuar Dardanëve e ka marrë vetëm për Kosovën.
22-vjeçari që luan te skuadra gjermane Hoffenheim ka thënë se Kosova është e vogël për botën, por për të është sa krejt bota./Periskopi
Postimi plotë:



