“Albini po ndryshon”, Syla: Kurti dhe VV’ja kopje e zbehtë e propagandës serbe

“Albini po ndryshon”, Syla: Kurti dhe VV’ja kopje e zbehtë e propagandës serbe

Gazetari dhe analisti Valon A. Syla ka komentuar zhvillimet e fushatës për zgjedhjet e përgjithshme të 28 dhjetori, duke u ndalur tek fjala “Albini ka ndryshuar”, ku ia ka numëruar sharjet dhe fyerjet që ky i fundit ka bërë ndaj personave që sipas tij tani po mundohet të bëhet konstruktiv me ta.

Krejt këtë situatë Syla e lidh me situatën kur nga Partia Radikale Serbe, Vuçici e reformoi në Parti Përparimtare Serbe, dhe me këtë të gjithë thanë se Vuçiqi ka ndryshaur.

“Tash nisi faza e dytë, që Albini ka ndryshuar dhe tash, kinse ai po e zgjat dorën e faljes dhe pajtimit… po bëhet konstruktiv, por me kë? Me këtë opozitë që është me “shkije”, a? Me komandantë banditë, a? Me servilë të Amerikës? Me hajvanatin? Me neo-liberalë, aaaaaa? Krejt kjo ma kujton kur shkova të raportoj nga Beogradi, atje kur nga Partia Radikale Serbe, Vuçiçi e reformoi në Parti Përparimtare Serbe… dhe të gjithë gazetarët më thoshin të njëjtën fjalë se “Vuçiçi se promenio”… që i bie se Vuçiçi ka ndryshuar dhe se nuk është më ai i Srebrenicës e krimeve në Bosnje, apo një radikal serb i Sheshelit dhe Millosheviqit”, ka shkruar Syla.

Tutje ai vlerëson se Kurti dhe Vetëvendosje janë vetëm një kopje e zbehtë e politikë dhe propagandës serbe të para 10 viteve.

“Mê vjen keq ta them por, Albin Kurti dhe Vetëvendosje, sjanë asgjê tjetër përpos njê kopje e zbehtë e politikës dhe propagandës serbe të para 10 viteve dhe diçka nga traumat e tij të politikës së fund 90’tave që i dihet se si pêrfunduan, kur si kuptuan sanksionet dhe nuk reflektuan”./Periskopi

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: