Albion Rrahmani sërish hero te Sparta e Pragës, realizon gol dhe ia fiton pikët e plota ndaj Sigma Olomouc

Albion Rrahmani sërish hero te Sparta e Pragës, realizon gol dhe ia fiton pikët e plota ndaj Sigma Olomouc

Qendërsulmuesi Albion Rrahmani sërish ka qenë vendimtari në suksesin e Sparta Pragës. Kosovari shënoi në fitoren ndaj Sigma Olomouc.

Sparta Praga ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Sigma, me rezultat minimal 0-1.

Ishte Albion Rrahmani që e bëri dallimin, për të shënuar golin e dytë radhazi për Spartën – këtë herë në fundin e takimit pas asistimit të Mercados (88’).

Albion Rrahmani sërish hero te Sparta e Pragës, realizon gol dhe ia fiton pikët e plota ndaj Sigma

Rrahmani kishte vetëm një goditje në portë, atë të golit për 90 minuta lojë, ndërsa u vlerësua me notën 7.6 nga kësisoj edhe mori epitetin e “Lojtarit të Ndeshjes”, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Për Rrahmanin ky ishte goli i shtatë në kampionatin çek, vetëm dy më pak se top golashënuesi Vasulin.

Ky gol gjithashtu do ta qetësojë edhe më shumë Rrahmanin, i cili kishte filluar të kritikohet në Çeki për paraqitje të zbehta. Në dy ndeshjet e fundit, ai ishte më meritori për fitoret e Spartas./Periskopi/

Shpërndaje në: