Albumi i këngëtares shqiptare tejkalon atë të Katy Perry-t!
Para pak ditësh, këngëtarja e njohur shqiptare Dua Lipa publikoi albumin e saj të parë, “Dua Lipa”, kurse të premten e kaluar Katy Perry (më në fund) solli “Witness”, albumin e lajmëruar muaj më parë.
“Metacritic” është site-i ku albumet, këngët dhe çdo projekt muzikor i artistëve të ndryshëm vlerësohen me pikë nga kritikët.
Albumi i Dua është vlerësuar me 76 pikë kurse ai i Katy-t me 54.
Ky është padyshim një sukses për shqiptaren se nuk ndodh dy herë të tejkalosh një këngëtare si Perry. /Blitz.al/



