Alcacer kalon testet mjekësore te Barcelona
Sulmuesi i deritanishëm i Valencias, Paco Alcacer ka kaluar me sukses vizitat mjekësore te Barcelona.
Lajmi është dhënë nga e përditshmja katalanase ‘Sport’, e cila sqaron se 22-vjeçari do të nënshkruajë një marrëveshje pesë-vjeçare me kampionin e La Ligas. /Periskopi.com



