Alcantara nuk dëshiron të flasë për politikë, ka qejf të flasë për Shqipërinë

Alcantara nuk dëshiron të flasë për politikë, ka qejf të flasë për Shqipërinë

Mesfushori spanjoll i Bajernit të Mynihut, Tiago Alkantara, është një nga të grumbulluarit e trajnerit të përfaqësueses, Julen Lopetegui, për ndeshjen e radhës që Spanja ka ndaj Shqipërisë në kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018”. Ai ka kërkuar nga mediat sportive që të ndalojnë së foluri për temat e politikës, dhe të fokusohen te ndeshja e radhës ndaj kuqezinjve.

Në një kohë që në Spanjë vazhdon mjaft i fortë debati në lidhje me referendumin për pavarësi të Katalunjës, vëmendja për futbollin duket se është pakësuar. Debati ka përfshirë edhe vetë kombëtaren spanjolle për shkak të deklaratës së bërë nga mbrojtësi Zherard Pike, i cili tha që ishte i gatshëm të braktiste ekipin në rast se nuk e donin më aty për shkak të përkatësisë së tij etnike.

“Pike është si gjithmonë. Ka të njëjtën sjellje si gjithnjë. Më vjen keq sepse këtu kemi ardhur për të luajtur futboll, jo për të folur për jetën personale të dikujt. Më vjen keq që nuk ndihemi rehat dhe po flasim për politikë në vend që të flasim për Shqipërinë”, tha Alkantara.

 

Shpërndaje në: