Alex Ferugson emocionon të gjithë, shfaqet për herë të parë pas problemeve që kishte me shëndet (Video)
Sir Alex Ferguson më 5 maj ishte shtruar në spital pasi kishte pësuar gjakderdhje në tru
Njëri nga trajnerët më të suksesshëm në histori të futbollit i ka falenderuar të gjithë për mesazhet e shumta që ia kishin dërguar gjatë kohës sa kishte probleme me shëndet, shkruan Periskopi.
“Përshëndetje të gjithëve, ky është një mesazh së pari për ta falenderuar stafin mjekësor që u përkujdesën për mua, pa përkujdejsjen e tyrë unë nuk do të isha ulur këtu sot,” thotë fillimisht Ferguson në videon e publikuar nga Manchester United.
“Më bën të ndjehem shumë i nderuar pasi kam pranuar shumë mesazhe inkurajuese nga e gjitha bota, faleminderit për mbështetjen që ma keni dhënë mua dhe familjes sime.
“Unë jam gati për të shikuar ndeshjet e sezonit të ri dhe i uroj shumë fat Jose[Mourinhos] dhe skuadrës,”. /Periskopi/



