Alexandre Pato përsëri përmend Kosovën (Foto)

Alexandre Pato përsëri përmend Kosovën (Foto)

Alexandre Pato ende është një futbollist shumë i dashur për kosovarët Kjo dashuri ka mbetur qysh nga koha kur braziliani luante për Milan-in, edhe pse për vite të tëra ai është larg vëmendjes, fansat nuk e kanë harruar.

Faqja kosovare në Instagram e quajtur “milanclubkosovo” postoi një fotografi të yllit brazilian duke ia uruar ditëlindjen atij, por një koment që u erdhi ishe i papritur për ta. Vetë futbollisti nga faqja e tij zyrtare në Instagram komentoi në foto duke shkruar “Kosovo” përcjellë me një zemër. Më herët Pato kishte postuar edhe fotografi në profilin e tij të fansave nga Kosova e Shqipëria që ende mbajnë veshur fanellat e tij të Milan-it.

Shpërndaje në: