Alexis Sanchez konfirmon të ardhmen e tij

Alexis Sanchez konfirmon të ardhmen e tij

Alexis Sanchez ka zbuluar se ka vendosur për të ardhmen e tij, se a do të qëndrojë te Arsenali apo do të largohet.

28 vjeçari është në fund të kontratës së tij me topqinjtë dhe është një nga synimet kryesore të Manchester City në këtë afat kalimtar të verës.

Trajneri i City, Pep Guardiola besohet se është i vendosur të ribashkohet me Sanchez, pasi dikur e kishte lojtar te skuadra e Barcelonës sa ishte trajner i saj.

Alexis Sanchez confirms decision has been made over Arsenal future

Wenger është i bindur se Sanchez do të qëndrojë te Arsenali

 

Ai është pyetur pas përfundimit të ndeshjes Kili-Portugali, se a do të jetë bashkëlojtar i Cluadio Bravo-s, sezonin e ardhshëm, ai është përgjigjur se ende nuk e ka vendosur.

“Pyetje e mirë! Tani për tani jam i foksuar në Kupën e Konfederatave.’, tha Sanchez.

“Kur të përfundojë kompeticioni, atëherë do të vendosi se a do të qëndrojë apo do të largohem, ende nuk e di”, shtoi kiliani.

Sanchez në pyetjen direkte nga Sky Sport se sa ka gjasa të qëndrojë në Arsenal, ai është përgjigjur: “Nuk e di, shoku im, nuk e di”, përfundoi Sanchez.

Sanchez sezonin që shkoi për Arsenalin u paraqit në 38 ndeshje, duke shënuar 24 gola dhe 10 asista. /Periskopi/

Shpërndaje në: