Alexis Sanchez gjendet në Paris, fillon bisedimet me PSG (Foto)
Sulmuesi kilian i Arsenalit, Alexis Sanchez ka refuzuar të vazhdojë kontratën e tij me Topçinjtë, pasi nuk iu dukën mjaft 275.000 funta në javë.
Sipas SunSport, Sanchez gjendet në një hotel në Paris, i cili përdoret nga PSG për të përmbyllur marrëveshjet, transmeton Periskopi.
Burime në kryeqytetin francez kanë konfirmuar se Alexis ka arritur me një limuzinë, në hotelin ku një natë kushton 600 funta.






