Alexis Shanchez shënon gol edhe jashtë fushe, njihuni me të dashurën e tij të re
Zërat lidhur me marrëdhënien e yllit të futbollit anglez Aleksis Sançez dhe aktores së njohur Maite Rodrigez kanë ardhur në rritje.
Kjo është bërë e ditur edhe pas një programi bamirësie në Kili, ku sipas një prej gazetareve thuhej se Sançez kishte udhëtuar drejt rivierës për të takuar bukuroshen Rodrigez.
Thuhet se teknika e zgjedhur nga kiliani ka qenë ajo e pëlqimeve në disa foto njëra pas tjetrës në “Instagramin” e aktores, e cila duket se ka funksionuar për t’i sjellë kilianit një takim intim me të.






