Ali Ahmeti për protestën në Hagë: Drejtësia për çlirimtarët nuk mund të ndërtohet mbi dëshmi të fabrikuara nga Serbia e Rusia
Ali Ahmeti ka reaguar lidhur me protestën për drejtësi që u mbajt sot në Sheveningen të Hagës, duke theksuar se Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ishte një luftë e drejtë dhe çlirimtare, e mbështetur nga bota demokratike, raporton Periskopi.
Ai theksoi se drejtësia për ish-pjesëtarët e UÇK-së nuk mund të ndërtohet mbi akuza politike dhe dëshmi të fabrikuara nga Serbia dhe Rusia.
Ahmeti, përsëriti se liria e Kosovës nuk mund të gjykohet dhe shprehu lavdërime për UÇK-në dhe luftëtarët e saj./Periskopi/
Reagimi i plotë:



